Me sytë e saj të kaltra, moderatorja dhe artistja durrsake, Keti Bashhysa ka bërë për vete publikun sa herë që është shfaqur para ekranit.
Bashhysa së fundmi u shfaq në skenë me një ‘stand up comedy’ të titulluar ‘Cockteil Sekretes’, një vepër kjo që ngjalli shume të qeshura por edhe emocione pafund në sallën e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.
Megjithatë, vajza çapkëne, e cila luan aq bukur edhe violinçelën, e ka mbajtur jetën e saj private pas perdeve, larg vëmendjes së mediave.
Në fakt ajo që ka rënë në sy tek të gjithë ata që e njohin Ketin, është fakti se kjo vajzë kaq hermetike me privatësinë e saj, së fundmi ka bërë një hap që shumë pak në mos askush se priste.
Në Facebook, Keti ka bërë publike, lidhjen e saj me një djal i cili në fakt nuk vjen nga bota e ekranit.
Kjo është hera e parë që vajza e egër në pamje të jashtme por e ëmbël përbrenda, bënë publike lidhjen e saj në kaq vite para ekranit dhe skenës së teatrit.
Për momentin nuk dihet shumë për Saber Hoxhen, djali i cili ka rrëmbyer zemrën e bukuroshes, por një gjë është e sigurtë.
Ky djalë duhet të jetë i veçantë për sa kohë Keti Bashhysa ka zgjedhur ta bëjë publike.







