Moderatorja shqiptare merr propozimin për martesë që të gjitha vajza e ëndërrojnë

Në ditën e saj më speciale moderatorja, Fatma Methasani ka marrë propozimin më të bukur. Partneri dhe babai i vogëlushit të saj, Alfio Rrotani mbrëmjen e djeshme i ka përgatitur propozimin më romantik për martesë.

Pas festës së organizuar për ditëlindjen e saj, Alfio i ulet në gjunjë në një ambient të mbushur me petale trëndafili dhe me unazën në duar e pyeti:” A do të martohesh me mua?”

Ajo i është përgjigjur “Po” para të gjithë të pranishëmve në festë, të cilët duhet të fillojnë pak nga pak të përgatiten për dasmën e çiftit.

Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.