Moderatorja shqiptare e revoltuar me meshkujt: Janë injorantë dhe agresivë

Moderatorja, Einxhel Shkira ka bërë një vëzhgim mjaft interesant sa i përket gurës së burrit shqiptar.

Moderatorja, Einxhel Shkira është një ndër personazhet, të cilat shkakton trazira gjithmonë kur bën deklarata.

Ajo së fundmi ka bërë një vëzhgim mjaft interesant sa i përket gurës së burrit shqiptar.

Ju ka ndodhur të njihni një djalë që fillimisht ju është dukur “i duhuri” për ju, por më pas jeni zhgënjyer kur nuk ka rezultuar i tillë? Pse gjithmonë na ndodh të shohim sikur meshkujt nuk dinë të sillen? Për këtë ka një përgjigje moderatorja, e cila nëpërmjet një statusi gjerë e gjatë sqaron pse.

“Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla (foduj), janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi, por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve!

Përpiqen ta nënshtrojnë, sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj, sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyrën, duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë egoja e të qenët “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRÇ? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT.”- shkruan Einxheli.