Sara Gjordeni, një modele dhe moderatore shumë simpatike, ka qenë e ftuar në një emision në RTV Ora, dhe aty për herë të parë ajo ka folur për jetën e saj private dhe lidhjen aktuale që ka me të dashurin e saj prej 3 vitesh.
Sara prej disa kohësh i është përkushtuar më shumë jetës së saj private se sa profesionale. Gjatë emisionit ajo bëri të ditur se pas janarit do ta shohim sërish në ekranet shqiptare.
E pyetur se cili nga meshkujt shqiptar mendon se është më i pashëm në Shqipëri, pasi u mendua disa sekonda tha Lorik Cana.
Ester Bylyku: Cili nga meshkujt shqiptarë mendon që është më i pashmi dhe më seksi?
Sara Gjordeni: Lorik Cana më është dukur shumë i pashëm e kam parë edhe live dhe më pëlqen.







