Moderatorja nuk mban dot veten, shpërthen LIVE në të qeshura

Është kthyer në virale një video e moderatores së Vizion Plus, Pranvera Borakaj.
Në video Borakaj shpërthen në të qeshura pasi një lidhje Skype për shkak të një problemi teknik nuk po funksiononte.

“Kam përshtypjen se kemi një problem teknik. Këto janë gjëra që ndodhin në një transmetim live”,-tha Pranvera, teksa nuk kontrollonte dot të qeshurën.

Më pas pas ajo arriti të vijonte emisionin me një temë tjetër, por diçka e tillë zgjati vetëm pak çaste pasi e qeshura nisi sërish.

Nuk dihet nëse nga regjia mund t’i kenë thënë diçka argëtuese në kufje që e kanë bërë moderatoren të mos ndalet.