Moderatori shqiptar thumbon Bora Zemanin: Me puthje fitojnë vendin e punës

Moderatori shqiptar, Flor Gjini së fundmi ka thumbuar moderatoren Bora Zemani.

Në një intervistë për “Natë me Aulonën” ai zbuloi detaje rreth largimit nga TCH si dhe lajmet që ai do të jeë pejsë e “Dancing With The Stars”.

Në këtë mënyrë ai vendosi të ironizojë me Borën, e cila e moderon këtë emision.

“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”, tha ai, fjali e cila mendohet se i është drejtuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.