Qysh nga momenti kur u zgjodh President i Amerikës, Donald Trump, ka ngjallur pëlqime dhe mos pëlqime të shumta.
Por, në Francë duket se ai nuk është shumë i pëlqyer dhe këtë mendim e ka shprehur hapur, me një gjuhë fyese, moderatoreri francez Yann Barthes.
Duke drejtuar programin “Quotidien” më kanalin TMC, ai e lëshoi gjuhën, duke fyer Trump, pak para arritjes së tij në Francë.
Duke ironizuar sikur mësonte fjalët e para në anglisht, ai improvizoi sikur Trump ishte mes ndjekësve.
Teksa ndiqej një montazh me shprehjet kundër Trump prej publikut në takime të ndryshme të presidentit, ai tha se “ne në Francë të gjithë punojmë në industrinë e pornografisë”.
Por, më tej ai tha se donte të shtonte edhe një gjë të fundit, “Oh… vafsh në të sat ëme. Nuk je i mirëpritur në këtë vend”.







