Moderatores i cingëron telefoni live në emision, reagimi i saj bëhet viral

Gazetarja serbe u bë hit në rrjetet sociale pasi telefoni i cingëroi gjersa ishte drejtpërdrejt në programin televiziv.

Gjegjësisht, gjatë emisionit gazetares së N1, Ivana Konstantinoviq i cingëron telefoni, por atë nuk e kaploi paniku dhe doli faqebardhë prej kësaj situate të sikletshme.

Prezantuesja nuk i ka hequr sytë nga kamera, por ka marrë celularin me njërën dorë dhe e vendosi poshtë tavolinës.

Videoja e emisionit u përhap në Twitter dhe u bë hit dhe përdoruesit e këtij rrjeti janë magjepsur nga gjakftohtësia dhe profesionalizmi i saj.