Modelja kroate flet për raportet me prindërit e Lirim Kastratit

Modelja kroate, Angjela Shimac, është vazhdimisht e pranishme në mediat e regjionit. Ajo është në lidhje me futbollistin e Kosovës, Lirim Kastrati, që tani po luan për Legian e Varshavës.

Lirimi e Angjela po presin të bëhen prindër, ndërsa së fundi modelja ka folur edhe për planet për të ardhmen e po ashtu për raportet me prindërit e futbollistit. Ajo ka thënë se reagimi i parë pasi kuptoi se është shtatzënë, nuk ishte shumë i lumtur.

“Isha në shok pasi në njërën anë nuk kam planifikuar të kem bebe kaq shpejt, por me kalimin e kohës kam shikuar pozitivisht në këtë. Lirimi edhe pa kuptuar se jam shtatzënë ka dashur fëmijë”, ka thënë Shimac për mediumin kroat RTL.

Por ajo nuk planifikon martesë së shpejti.

“Ai do të dëshironte, por sinqerisht më duhet të them se nuk jam për këtë. Ne ka kohë që jetojmë së bashku dhe vlerësoj se letra nuk do të ndryshojë ndonjë gjë. Por ndoshta një ditë… Aktualisht nuk po planifikoj. Nuk e kam as dëshirë e as prioritet. Bazuar në atë se si shikoj në jetën tonë, ne jemi si në martesë. Kemi fëmijë bashkë, jetojmë së bashku, kështu që për mua kjo është martesë. Lirimi disi është më shumë i lidhur me prindërit e mi se unë me të tij. Prindërit e tij nuk e din gjuhën dhe kështu e kam më vështirë të flas me ta. Prindërit e mi komunikojnë me të në gjuhën kroate, pasi tashmë e ka perfeksionuar. Pak e ngacmojnë në raste”.