Kohët e fundit është përfolur për një romancë të mundshme mes supermodeles Naomi Campbell me këngëtarin Laim Payne që është 23 vite më i ri.

Ata të dy nuk e kanë pohuar asnjëherë këtë, por kanë qenë paparacët dhe mediat e huaja që shkruanin për lidhjen e tyre. Ndërkohë që nuk e morëm vesh kurrë nëse ata ishin bashkë, vjen lajmi që mes tyre ka marrë fund gjithçka.

Pra pa filluar mirë, ka marrë fund dhe mediat e huaja shkruajnë se ka qenë modelja që i ka dhënë fund pasi u mërzit me këngëtarin. “Naomi ka marrë vendimin për t’i lënë gjërat të ikin.

Ajo nuk është më me Liam më dhe e ka hedhur mënjanë këtë histori.

Thjesht u mërzit. Ai ishte gjithmonë më i dhënë në këtë histori dhe, për sa i përket asaj, ata kurrë nuk ishin zyrtarisht bashkë. Gjithmonë ka qenë shumë e rastësishme”, është shprehur një burim afër modeles.