Modelja e njohur shqiptare pjesë e “Big Brother Albania Vip ”

Kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që do të jenë konkurrentë në formatin e njohur të “Big Brother Vip”.

Deri tani janë zbuluar dy emra si konkurrente të mundshme për këtë spektakël. Bëhet fjalë për Kiara Titon dhe Jori Dellin.

Emri i tretë që shfaqi dëshirën për të qenë pjesë e reality-show-t është edhe Kejvina Kthella.

E ftuar në “Goca dhe Gra” ajo shprehu dëshirën për ta provuar si eksperiencë. Ajo theksoi se publiku njeh shumë pak nga karakteri dhe personaliteti i saj, edhe si pasojë do të donte ta njihnin më shumë natyrën e saj sociale.
Burime për “Vip Magazine” bëjnë të ditur se modelja do të jetë pjesë e këtij formati.Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.