Tashmë jemi mësuar me Bella Hadid, një nga modelet më të kërkuara të ditës së sotme, duke pozuar në edicione provokuese dhe duke treguar figurën e saj, por ajo gjithmonë arrin të shtyjë përsëri kufijtë.
Bukuroshja është aktualisht në karantinë, dhe megjithëse deri vonë ishte e paimagjinueshme që modelet të punojnë nga shtëpia, Bella ka dëshmuar se është e mundur.
Përkatësisht, disa ditë më parë, Hadid pozoi për “Vogue” nga rehatia e shtëpisë së saj dhe fotografitë janë mbresëlënëse. Modelja vazhdoi të publikojë fotografi të ndryshme dhe ndjekësit e saj i mirëpritën me admirim.
Mirpëo së fumndmi 23 vjeçarja Bella postoi një fotografi krejtësisht lakuriq, pa sytjena dhe brekë, dhe e mbuloi pjesën e saj intime me një çantë nga marka gjithnjë e më e njohur “Jacquemus”.
Brunja super seksi është shfaqur pa make-up, duke treguar bukurinë e saj natyrale pa filtra dhe photoshop, dhe siç pritej, ajo mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive.
Ndryshe, vitin që lam pas, Bella Hadid u shpall gruaja më e bukur e vitit.







