Modelja e njohur konfirmon shtatzëninë (FOTO)

Derisa Alyssa Scott dhe Nick Cannon përgatiten për të shënuar përvjetorin e parë të vdekjes së djalit Zen, modelja po fillon gjithashtu një kapitull të ri.

Alyssa përmes një fotografie ka njoftuar se është shtatzënë, ku ka shkruar “Me ty pranë…”.

Lajmi për shtatzëninë e 29-vjeçares vjen vetëm disa muaj pasi ajo ngjalli disa spekulime teksa ndau një foto me bark në ditën e nënës.

“Sot jam mirënjohëse që arrita të marr telefonin dhe të dëgjoja zërin e mamasë dhe gjyshes sime në linjën tjetër. Unë jam mirënjohëse për vajzën time që më mban dorën gjatë kësaj feste. E kam fjalën kur them se zemra ime është me çdo grua dhe çdo nënë sot”.

Dhjetorin e kaluar, Alyssa dhe Nick treguan se djali i tyre 5-muajsh Zen vdiq nga një tumor në tru.