Modeli shqiptar mahnit botën, bën blerje miliona dollarëshe për kurimin e SIDA-s

Modeli shqiptar Rolando Lekaj ka qenë shpesh në vëmendje për fotot me VIP-a me famë ndërkombëtare duke u shfaqur krah Irina Shayk, Kendall Jenner, Nicki Minaj etj.

Fillimet e tij Rolandi i ka pasur në “Miss & Mister Lezha” duke vazhduar me të tjera spektakle mode e bukurie në Shqipëri, për t’u bërë model i markave të mëdha si “Hugo Boss” dhe “Hermes”.

Rolando Lekaj është një model i njohur shqiptar, ku prej disa vitesh zhvillon karrierën e tij në Kinë.

Ai ka mahnitur botën me blerjen e çmendur prej 1.6 milionë dollarësh në ankandin e bamirësisë në Kanë.

“Kam blerë jo një, por 30 fustane nga 30 modelet më të famshme të botës dhe një fustan që është vetëm një në botë. Ato lekë kanë shkuar për kërkime të sëmundjes SIDA apo dhe sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme. Kur gjendet ai ilac, nuk shpëton vetëm amerikanët, kinezët etj., por shpëton gjithe botën”, është shprehur Lekaj gjatë një interviste.

Ai ëshë shprehur se ndihma është edhe për fëmijët që do të lindin në të ardhmen, të cilët nuk do të jetojnë me frikën që po jetojmë ne, shkruan Shqiptarja.

Ndërkohë ai është i martuar me një biznesmene dhe vajzë spektaklesh në Kinë, me të cilën kanë një vajzë.

loading…