Modeli digjital i strukturës së Notre Dame, 3D të jashtëzakonshme për rindërtimin e saj (VIDEO)

Derisa katedralja mesjetare Notre Dame po digjej të hënën, dukej sikur kisha historike mund të humbiste përgjithmonë .

Por, kjo nuk është e mundur sepse falë teknologjisë së skanimit 3D, shpresat për francezët ende nuk janë shuar.

Falë punës së përpiktë të Andrew Tallon, historianit të artit nga universiteti Vassar, çdo detaj dhe çelës misterioz për ndërtimin e objektit të shekullit 13-të, u regjistrua në një arkiv digjital në vitin 2015 duke përdorur imazhe laser.

Këto të dhëna kanë revolucionarizuar kuptimin se si u ndërtua ndërtesa spektakolare – dhe mund të ofrojë një shabllon për mënyrën se si mund të rindërtohet Parisi.

Arkitektët tani shpresojnë se skanimet e Tallon mund të ofrojnë një hartë për të mbajtur në rrugë të duhur çfarëdo rindërtimi që duhet të ndodhë,