Modeles së famshme i shpërthejnë të pasmet disa vite pasi i bëri implant

Pas shumë vjetëve, Blac Chyna shfaqet me të pasme të rrafshta.

Ajo gjithmonë është munduar t’i bindë të gjithë se të pasmet e saj gjigante janë natyrale, pa pranuar asnjëherë se ka intervenuar në to për t’i fryrë.

Por, kohët e fundit modelja, e cila njihet më së miri për përfshirjen e saj në familjen e famshme Kardashian, duket se e ka tepruar.

Ndjekësit e saj kanë shfaqur shqetësime duke thënë se shumë shpejt të pasmet e saj do të shpërthejnë nëse ajo vazhdon t’i fryjë.

E kjo edhe ka ndodhur.

Fotografët kanë kapur Chynan në një dalje të zakonshme, ndërsa shihet se tashmë ajo nuk i ka të pasmet e rrumbullakosura dhe të rritura jashtë normales, por ato duken pa formë e të shfryra.