LDK

Mocioni përmbajtjesor i prezantuar nga AAK-ja, Gashi i LDK-së: Do të marrim pjesë në debat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar një Mocion përmbajtjesor në emër të deputetëve të kësaj partie, të dërguar te kryesia e Kuvendit të Kosovës, më konkretisht, kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Çështja, sipas AAK-së, ka të bëjë me tri vite qeverisje të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se kjo është kërkesë normale, e cila shkon në kryesi dhe futet në rend të ditës.

Shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Arben Gashi ka thënë për Gazetën Nacionale se do të marrin pjesë në debat.

“Nuk ka nevojë për bashkëngjitje, ajo është kërkesë normale që shkon në kryesi dhe futet në rend të ditës. Normalisht që ne do të marrim pjesë në debat.” – ka thënë Gashi në një përgjigje.

VIDEO BONUS: