Mocioni i mosbesimit i paralajmëruar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie po cilësohet si goditje kundër popullit dhe shtetësisë së Kosovës.

Kështu të paktën pohojnë analistët në vend.
E në lidhje me mocionin LDK sot ka mbajtur një sërë takimesh bashkë me liderët opozitarë në vend, ku të njëjtit deri më tani i kanë ofruar mbështetje për rrëzimin e Qeverisë.

Lidërët e AAK dhe  Nisma Socialdemokrate pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafën janë deklaruar për media ku edhe e konfirmuan mbështetjen e tyre ndaj këtij mocioni.

Por e gjithë kjo sipas analistëve po del të jetë asgjë tjetër përveçse goditje ndaj popullatës në kohë krize.

Analisti Ardian Gola përmes një postimi në Facebook ka cituar deklaratën e zyrtarit të LDK-së, Arban Abrashi i cili kishte thënë se “thelbi i ketij mocioni te mosbesimit eshte mosheqja e takses pa kushte sipas insistimit te ShBA-se”, ndërkaq ka shkruar që Haradinaj e përkrahu këtë mocion pa rezervë, ani pse i njëjti kauzën kryesore e ka mosheqjen e saj.

“Arban Abrashi: “thelbi i ketij mocioni te mosbesimit eshte mosheqja e takses pa kushte sipas insistimit te ShBA-se”.Nderkohe Ramush Haradinaj e perkrahu pa rezerve kete mocion, ndonese kauza kryesore e tij si opozitar eshte mosheqja e takses”, shkruan Gola.

E sipas Xehvdet Pozharit LDK-së dhe AAK-së u janë pshtjellur kabllat, pasi që të dyja subjektet politika kanë qëndrime krejt të kundërta sa i përket tarifës.

“LDK kategorike në heqjen e taksës. AAK kategorike në mbajtjen e saj.LDK dhe AAK bëhen bashkë për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.Që t’ju janë pshtjellë kabllat krejt!”, shprehet Pozhari në Facebook.


Ndërkohë analisti tjetër Armend Muja thotë se arsyeja më reale e krejt këtij mocioni është sindromi I trishtimit nga kryeministri aktual Albin Kurti.

“Mocioni: Arsyetimi kryesor per mocionin eshte se Qeveria i ka renduar marredheniet me SHBA sepse ka propozuar heqjen e gjysmes se takses. Nderkohe, takimi i pare per mocion kerkohet me Haradinaj qe ka vendosur taksen! Te kuptohemi drejt Kosova duhet te kordinohet me ShBA dhe te heq taksen! Mirepo arsyeja me reale e mocionit eshte sindromi i trishtimit nga Albin Kurti – qe nenkupton humbja e votes, privilegjeve dhe pushtetit. Qeveria kish me na kursy nga ky tribalizem politik me nje vendim heroik – te hiqet taksa, te fillojme te punojme per mireqenien e qytetareve e jo te politikaneve. Politikanet qe kane mbetur pa pune duhet te provojne sektorin privat e te fillojne me ba nje pune reale ndonjehere”, shprehet Muja.

 



Ndërkohë gjatë ditës rreth këtij mocioni ka reaguar ashpër edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, e cila përmes një tëeet-i ka thënë se mocioni i mosbesimit I LDK-së do të ihte një katastrofë për Kosovën dhe rajonin.

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar në “Tëitter” Viola von Cramon.

If LDK tables a motion of non-confidence against its own #government that will mean a disaster not only for #Kosova but also for the entire region @VjosaOsmaniMP #Thaci @JosepBorrellF https://t.co/Sx5U61B85m

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 19, 2020