VV

“Mobilizohet” VV-ja, deputetë e aktivistë e shpërndajnë statusin Xhelal Sveçlës për protestën e NjSI-së

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka shkruar sot një status relativisht të gjatë pas protestës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikatës së Policisë, të cilët shpalosën 14 kërkesa.

Këtë status, ku Sveçla fliste për interesa personale e grupore, e kanë shpërndarë goxha shumë aktivistë të ndryshëm të VV-së. Madje, duket se ka një mobilizim në këtë aspekt, pasi deri në publikimin e këtij shkrimi, statusi i Sveçlës është shpërndarë nga 80 persona.

Në mesin e këtyre personave që kanë shpërndarë ka edhe deputetë e aktivistë të njohur të partisë në pushtet, përfshirë zëdhënësin e Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, dhe atë të VV-së, Arlind Manxhuka.

Stuatsin e kanë shpërndarë edhe deputetët si Armend Muja, Enver Dugolli, Halil Thaçi, Arijeta Rexhepi, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, Tinka Kurti, por edhe disa asamblistë të VV-së.

Madje, statusin e Sveçlës e ka shpërndarë edhe Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV.