Francë

Mobilizohet Ushtria franceze në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron vendosi të rrisë mobilizimin e ushtarëve në kuadër të operacionit “Sentinelle”, një ditë pas sulmit në Strasburg, ku humbën jetën dy persona, njoftoi sot kryeministri, Edouard Philippe.

“Janë 500 ushtarë që, duke filluar nga sot, kanë ardhur të rrisin dispozitivin ‘Sentinelle’ dhe 1300 që, në ditët në vijim, do t’i shtohen atyre që tashmë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e zonave dhe të francezëve”, deklaroi Philippe.

“Disa ditë nga festat e fundvitit, objektivi është që të mundësohet siguria në vendet që vizitohen nga publiku, si tregjet e Krishtlindjeve kudo në Francë”, vazhdoi Philippe.