Mobilizohet QKUK, blen maska, veshje mbrojtëse, dezinfektues… DOKUMENT

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është ka kryer furnizim emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për mbrojtje nga Korona-Virusi.

Tenderi është ndarë  gjithsej 9 lote, ku fitues të 5 loteve janë Grup i Operatorëve Ekonomik “N.SH.T NERAMED” dhe “GENIUS KOSOVA SH.P.K”, ndërsa “Liri – Med SH.P.K” ka fituar lotin për furnizimin me mburoje per fytyre dhe “N.SH.T.MADE-KOS”, ka fituar lotin për furnizim me çarçafë për një përdorim, raporton Ballkani.info.

Grup i Operatorëve Ekonomik “N.SH.T NERAMED” dhe “GENIUS KOSOVA SH.P.K” do ta bëjnë furnizimin e QKUK me 25 mijë e 500 maska mbrojtëse, 1 mijë syze mbrojtëse, 11 mijë veshje mbrojtëse për tërë trupin, raporton Ballkani.info.

Këto materiale në arsyetimin e tenderit thuhet se do të përdorën për mbrojtjen nga virusi Covid-19, që e ka përfshirë edhe Kosovën.

Materiali do të dorëzohet në depon qendrore të barnave të Ministrisë së Shëndetësisë. /Ballkani.info/