Fatmir Matoshi

MMPH-ja përkrah projektin “ Pastrimi i shtratit të lumit të Marecit” në vlerë prej 90 mijë e 388 euro

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi sot së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, dhe këshilltarët politik, morën pjesë në fillimin e punimeve për projektin “ Pastrimi i shtratit të lumit të Marecit”.

Matoshi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se MMPH-ja ka përkrahur këtë projekt në vlerë prej 90 mijë e 388 euro.

Ja statusi i plotë:

Së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, dhe këshilltarët politik, morëm pjesë në fillimin e punimeve për Projektin “ Pastrimi i shtratit të lumit të Marecit”

MMPH-ja është duke e përkrahur këtë projekt për pastrim të shtratit në vlerë prej 90 mijë e 388 euro.