MMPH-ja ndan 400 mijë euro për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për realizimin e projektit, “Ndërtimi i Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc-Ferizaj”, në vlerë totale prej 400 mijë euro, të financuar nga MMPH.

Matoshi ka deklaruar që MMPH-ja në vazhdimësi ka përkrahur komunat e Kosovës në rritjen e përformances dhe arritjen e synimeve të tyre.

“Me këtë projekt ne do të arrijmë që të kemi një kujdes më të madh për dëshmoret e rënë në luftën tonë për liri”, ka vlerësuar Matoshi.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vlerësuar se ky projekt është mjaft i rëndësishëm marrë parasysh historinë që përfaqëson, kontributin dhe sakrificën e dhëne nga ushtarët e UÇK-së për lirinë e Kosovës.

loading…