Mleqani i Malishevës në hall me hajnat, protestojnë banorët

Në fshatin Mleqan të Malishevës, më 08.10.2021, në ora 12:00 është mbajtur një protestë paqësore, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 50-60 banorë të këtij fshati.

Qëllimi i kësaj proteste ishte shfaqja e pakënaqësive në lidhje me rastet e vjedhjeve që kanë ndodhura në këtë fshat.

Stacioni Policor Malishevë ka planifikuar dhe ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës, rreth orës 12:25 minuta protestuesit janë shpërndarë qetësisht, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njoftimi i PK-së:

Në fshatin Mleqan të Malishevës, më 08.10.2021, në ora 12:00 është mbajtur një protestë paqësore (e lajmëruar paraprakisht në Policinë e Kosovës), në të cilën kanë marrë pjesë rreth 50-60 banorë të fshatit Mleqan me qëllim që përmes kësaj proteste të shfaqin pakënaqësitë e tyre në lidhje me rastet e vjedhjeve që kanë ndodhura në këtë fshat.

Stacioni Policor Malishevë ka planifikuar dhe ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës, rreth orës 12:25 minuta protestuesit janë shpërndarë qetësisht.

Me qëllim njoftimin e opinionit publik, në vijim ju paraqesim një kronologji të rasteve të raportuara, ecurinë e hetimit dhe statusin aktual të rasteve: që nga fillimi i vitit e deri më 07.10.202, nga banorë të fshatit Mleqan janë raportuar gjithsej shtatë raste ‘vjedhje’, ku janë atakuar kryesisht objekte banimi (shtëpi).

Tri nga shtatë rastet e raportuara janë zbuluar, të dyshuarit janë arrestuar dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në prokurori. Në dy raste tjera kryerësit e mundshëm janë identifikuar, por që aktualisht janë në arrati, ndërsa dy raste tjera mbeten ende nën hetim, ndërkohë që policia po zhvillon hetime intensive për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Referuar rasteve të vjedhjeve dhe po ashtu kërkesës së banorëve të fshatit Mleqan, Stacioni Policor në Malishevë ka rritur numrin e patrullimeve, prezencën policore, aktivitetet parandaluese (operative) dhe ato të hetuesisë si dhe bashkëpunimin me qytetarë të kësaj zone. Protesta e sotme, përkundër faktit se ishte e organizuar në shenjë pakënaqësie për rastet e vjedhjeve, nga fjalimet dhe vlerësimet e qytetarëve, potencohet angazhimi dhe puna e policisë në atë zonë.

Ne e kuptojmë frustrimin e individëve të caktuar nga incidentet e tilla, por njëkohësisht i sigurojmë banorët e fshatit Mleqan dhe të gjithë zonës, se Policia e Kosovës është dhe do të mbetet e përkushtuar, do të marrë në vazhdimësi, të gjitha masat e nevojshme ligjore për parandalimin e veprave penale, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe vënien e tyre para organeve të drejtësisë. Ne edhe një herë i inkurajojmë dhe apelojmë tek banorët e fshatit Mleqan dhe vendbanimeve tjera që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për cilindo rast apo persona të dyshuar.