MKRS nesër do bëjë homazhe për ta nderuar figurën e Cimës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se ministri i këtij dikasteri, bashkë me një pjesë të stafit dhe drejtues të institucioneve kulturore, do bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në nder të artistit të ndjerë Rasim Thaçi – Cima, i cili vdiq nga koronavirusi.

“Nesër (28 mars 2021), ora 11:00, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e artistit Rasim Thaçi – Cima”, thuhet në njoftim.

Në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit sot është varrosur humoristi Rasim Thaçi-Cima. Ai vdiq dje si pasojë e COVID-19.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, kolegë e miq të tij.

Humoristi i shumë skeçeve televizive kishte disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.