Mjete të pamjaftueshme financiare, familjes së Hysni Gucatit nuk u lëshohen vizat për ta vizituar

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se familjes Gucati nuk po i lëshohen vizat për ta vizituar Hysni Gucatin, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Klinaku, ka postuar përgjigjen e autoriteteve holandeze, ku u është njoftuar arsyeja se pse nuk u është lëshuar viza atyre.

Ai thotë se familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që sipas tij, ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovës.

“Edhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës”, shkroi Klinaku.