Deqan

Mjet i dyshimtë në Deqan, FSK në vendin e ngjarjes

Gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Deçanit, një qytetar ka hasur në një mjet të dyshimtë gjatë ecjes në pyll.

Personi në fjalë, ka lajmëruar menjëherë organet policore të cilat kanë dalur nëvendin e ngjarjes.

Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke shëtitur në pyll kishe hasur në një mjet që dyshohet të jetë mjet eksploziv. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.