Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua as në tentativën e 20-të, transmeton Klankosova.tv.

Edhe në seancën e sotme, e cila tashmë përfundoi, deputetët nuk arritën që të procedojnë tutje.

Vetëvendosje insistoi në procesin e votimit të fshehtë, që nuk kaloi as sot, pasi partitë e tjera nuk propozuan emra për komision.

Kësisoj, kryesuesi Avni Dehari, e ndërpreu seancën, për ta vazhduar të radhës pas 48 orësh./