Mjerim dhe keqardhje, Çitaku analizon intervistën e Gërvallës

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së MPJ-së Donika Gërvalla.

Çitaku ka komentuar intervistën e ministres më saktësisht pjesën kur ajo u pyet rreth iniciativës së Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty.

Sipas Citakut, intervista dhe deklarata e Gërvallës në këtë rast, ishte mjerim dhe për keqardhje.

Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur lidhur me iniciativën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty, MInistrja Gërvalla paska deklaruar “ : Jo, një bashkërendim nuk ka pasur lidhur me këtë çështje, por ju duhet të më kuptoni që unë nuk komentoj veprimet e qeverisë shqiptare.”

Dhe më pas vijon me deklarata e cilësime për Qeverinë e Shqipërisë, për dhjetëra gjëra rreth së cilave Ministrja Gervalla nuk pajtohet me Kryeministrin Rama.

Pra, Kosova jo që nuk po e ndihmon Shqipërinë, po as nuk po e falenderon Tiranën zyrtare që e ka marrë përsipër dekonstruktimin dhe demantimin me fakte të raportit famëkeq të Senatorit Marty.

Mjerim dhe keqardhje.