Ditë më parë, Ballkani.info ka raportuar për arrestimin e mjekut familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë i dyshuar për ‘Ngacmim seksual’ ndaj një të miture.

Është fjala për mjekun Ramadan Sopaj, ndaj të cilit ka pasur edhe akuza të tjera në lidhje me ngacmime sekuale.

Pra, rasti me të mituren 15 vjeçare nuk është rasti parë për të cilin akuzohet Sopaj.

Në momentin e arrestimit Policia e Kosovës, për Ballkani.info ka bërë të ditur se të pandehurit Ramadan Sopaj, iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërsa, burime të Ballkani.info kanë bërë të ditur se mjekut Ramadan Sopajt, masa e ndalimit policor i është shndërruar në një muaj paraburgim.

Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info edhe zyra për informim e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, me datë 30.11.2018 në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurit R.S., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për shkak të dyshimit se i përmenduri ka kryer vepër penale të keqpërdorimit seksual nën moshën 16 vjeç nga neni 235 paragraf 1., nën paragraf 1.3 të Kodit Penal të Kosovës”-përfundon konfirmimi nga Gjykata Themelore e Gjakovës. /Ballkani.info/