Në aksidentin që ndodhi disa orë më parë në magjistralen Gjilan-Ferizaj, humbi jetën një grua rreth moshës 30 vjeçare.
Bashkë më të në automjet ishte edhe i biri i saj 3 vjeç e dy muaj, i cili fatmirësisht është gjallë.
Për Ballkani.info shefi i repartit të Emergjencës në spitalin e Gjilanit, Enver Murtezi tha se fëmiu nga aksidenti ka të thyer këmbën e majtë, por në përgjithësi gjendja e tij shëndetësorë është stabile.
“Pas ekzaminimeve të bëra në emergjencë të Gjilanit, pacientin e kemi nisur për trajtim dhe disa fotografime në QKUK”, shtoi Murtezi.
Murtezi, bëri të ditur po ashtu se ëma e 3 vjeçarit ka vdekur në aksident, pasi mjekët e terrenit e kanë konfirmuar vdekjen e saj. /Ballkani.info/







