Mjeku Ermal Xhaho ka zbuluar arsyen përse Gjermania ka një numër të madh të infektuarish nga koronavirusi, por me një vdekshmëri të ulët. Sipas tij, strategjia e Gjermanisë është testimi masiv dhe kjo ka ndikuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Ndërkohë, në spitale nuk ka panik dhe të shtruarit po trajtohen me kujdes.
“Testimi agresiv është një masë e mirë parandaluese e vërtetuar, ndaj edhe Gjermania e ka fokusin shumë të lartë te kjo pjesë. Këtu shmangen infektimet e reja. Pra një person që diagnostikohet në fazën e hershme pa pasur simptoma duke qenë se ka qenë në kontakt me dikë tjetër, ose në simptoma të lehta mund të testohet, mund të shmangë edhe testimin e shumë personave të tjerë. Kapja në fazë të hershme do të thotë edhe ndalimin e infektimeve, sidomos edhe në mosha të larta”, tha ai për abc.
Ndër të tjera shpjegoi se një pacient që ka qenë i infektuar por nuk ka shfaqur shenja nuk përbën më rrezik për përhapje nëse është në fazën e fundit. Deri tani, Gjermani ka 127,854 të infektuar dhe 3,022 viktima. Ndërsa në Shqipëri janë raportuar 23 viktima dhe 446 raste me koronavirus







