Mjeku popullor: Kështu mund të zbulohet gjinia e fëmiut pa bërë eko

Mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zone e Lirë”, mjeku alternativ Ruzhdi Metali shpjegoi se si gratë shtatzëna mund të zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre edhe pa ekzaminime.

‘Doktor Ruzhdiu po më vijnë pyetje pa fund në celularin tim. P.sh. po më pyet dikush:

“Çani të lutem pyete doktor Ruzhdiun, a ka ndonjë mënyrë japoneze që të di se çfarë kam, djalë apo vajzë, sepse kam fobi nga ekzaminimet.”

‘Kjo është shumë e thjeshtë Çani. Kjo gruaja kur urinon, hedh disa kokrra gruri dhe elbi, të ndara në urinën e vet. Dhe pas ca ditëve, kush mbin e para…po mbi gruri është femër. Po mbiu Elbi është djalë’ është shprehur mjeku alternativ duke habitur jo vetëm moderatorin por të gjithë me përgjigjen e tij.

‘Jo jo…’ shprehet i habitur Çani.

‘Është shumë e thjeshtë kjo’ shton mjeku.

‘Po kjo është e vërtetuar?’ pyet sërish Çani.

‘Është e vërtetuar kjo’ pohon me siguri mjeku alternativ.

Duke vazhduar më tej bisedën Çani ka shtuar: Mos ia fut kot doktor…

‘Është e saktë kjo’ përforcon më tej mendimin e tij mjeku alternati.

‘Kjo është perlë, është hera e parë që e dëgjoj’ e ka mbyllur bisedën Çani.