Mjeku në Pejë tenton ta dhunojë një grua që po rrinte në Spital për t’u kujdesur për fëmijën 6 muajsh

Një nënë nga Peja ka vetëm 6 muaj që ka lindur fëmijën, por shpejt i kanë dalë probleme pa e marrë veten mirë.

Përveç që u desh të shkonte për të birin në Spitalin e Pejës, për të cilin u kujdes për 16 ditë me radhë, ajo u përball me një sulm seksual, shkruan Reporteri.net.

Gazeta ka mësuar se mjeku kujdes i Spitalit të Pejës ka tentuar ta dhunojë seksualisht, duke e futur në zyrën e tij dhe duke mbylllur më pas derën me çelës. Sipas informacioneve, ai e ka kapur për dore, i ka ofruar kokën tek qafa dhe ka provuar për ta pshtetur për muri.

Gruaja e ka kuptuar dhe e ka shtyrë të dyshuarin, e më pas është larguar me vrap nga dhoma, duke u drejtuar tek rojet e spitalit.

Siç mësohet, ajo e ka telefonuar Policinë dhe ka raportuar për tentim dhunimi në këtë spital. Gruaja mësohet ta ketë dhënë dëshminë se si ka ndodhur ngjarja.

Mjeku i Spitalit të Pejës rreth të 60-ave, që në momentin e tentimdhunimit ishte kujdestar, është arrestuar dhe dërguar për 48 orë në mbajtje.