Mjeku kosovar fshin postimin ku tha se ata që dhunojnë femra të veshura si Fjolla nuk duhet të dënohen

Teksa ka shpërthyer debati për paraqitjen e Fjolla Morinës në Skënderaj në një koncert ku këngëtarja u shfaq me një veshje siç bëjnë zakonisht e gjithë estrada, në rrjetet sociale po jepen opinione të ndryshme. Më së shumti ka befasuar një mjek, i cili ka bërë një koment morbid për shfaqjen e këngëtares, por që e ka fshirë pas reagimeve.

Nazim Qehaja me profesion patolog ka shkruar diçka absurde në Facebook duke thënë se ata që dhunojnë femra të veshura si Fjolla Morina nuk duhet të ndëshkohen fare.

“Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokative, nuk duhet të përgjigjën para ligjit”, kishte shkruar ai.

Por, pas reagimeve që ka marrë për këtë postim, Qehaja duket se i ka rënë pishman. Postimi nuk gjendet më në profilin e Qehajës.

loading…