Mjeku kanadez bën ‘shpikjen’ fantastike, shndërron një aerosol në 9

Një doktor kanadez ka shndërruar një aerosol me anë të disa ndryshimeve praktike në të, për të trajtuar kështu 9 pacientë.

Dr. Alain Gauthier, një anesthetist në një spital të Ontarios ka doktoraturë në mekanikën respiratore.

Sipas CBC Neës, mjekut i erdhi ideja pasi pa një video në Youtube të krijuar nga dy mjekë në Detroit në vitin 2006.

Shumë vende kanë paralajmëruar se nuk kanë mjaftueshëm aerosol dhe kjo i ka detyruar doktorët të kërkojnë për zgjidhje.

Pacientët që kanë madhësi të përafërt mushkërish lidhen me të njëjtën pajisje.

Një koleg i Gauthier e postoi metodën e tij në rrjete sociale, ku ai u njoh me shumë mbështetës, duke përfshirë dhe Elon Musk, i cili komentoi: “Përmbajtje interesante.”