Mjekja nga Shtimja apel pacientëve: Ju lutem mos i fshehni simtomat, është jetike për ne dhe për ju

Derisa Kosova po përballet me virusin COVID-19, duke u identifikuar 9 raste, Qeveria e Kosovës ka shpallë sonte Emergjencën e Shëndetit Publik dhe duke marrë një sërë masash për parandalimin e këtij virusi. Po ashtu, tri komuna tashmë janë karantuar, pas identifikimit të rasteve.

Por, në orët e mbrëmjes një mjeke nga Shtimja, dr.Arbresha Syla, ka reaguar pas situatës që ka parë ku, sipas saj, pacientët hezitojnë të tregojnë drejtë gjendjen shëndetësore, ose fshehin simtoma

Ajo ka apeluar të gjithë qytetarët që ndihmoni të tregojnë drejtë e saktë simtomat, lëvizjet e juaja të fundit.

“Desha të ju drejtohem lidhur me situatën e fundit në të cilën gjendemi. Isha sot vet dëshmitare gjatë ndërrimit tim për 12h në shërbimin tuaj, pashë se pacientët hezitojnë të tregojnë drejtë gjendjen shëndetësore, ose fshehin simtoma. Ju lutem na ndihmoni edhe ju sepse është qenësore dhe jetike për ne dhe për Ju të tregoni drejtë e saktë simtomat, lëvizjet e juaja të fundit. Vetëm ashtu mund të definojmë saktë dyshimet për pandeminë në fjalë, e kundërta është fatale për te dy palët!”, ka shkruar dr.Syla.

Postimi i plotë:

Reagim!

Përshëndetje të nderuar famijarë, miq, te nderuar bashkëkombas!

“Desha të ju drejtohem lidhur me situatën e fundit në të cilën gjendemi. Isha sot vet dëshmitare gjatë ndërrimit tim për 12h në shërbimin tuaj, pashë se pacientët hezitojnë të tregojnë drejtë gjendjen shëndetësore, ose fshehin simtoma. Ju lutem na ndihmoni edhe ju sepse është qenësore dhe jetike për ne dhe për Ju të tregoni drejtë e saktë simtomat, lëvizjet e juaja të fundit. Vetëm ashtu mund të definojmë saktë dyshimet për pandeminë në fjalë, e kundërta është fatale për te dy palët!”, ka shkruar dr.Syla.

Shëndet për të gjithë! Ju lusë që  kjo gjë mos të ndodhë!

Me respekt Dr Arbresha Syla!