Mjekja e njohur tregon sa shpesh duhen larë maskat dhe si ruhen ato

Mjekja Neha Pathak, i është përgjigjur gjithë pyetjeve në lidhje me maskat.

Si duhet t’i trajtojmë maskat tona? CDC rekomandon që të mos e prekni maskën tuaj kur është e vendosur, por unë shoh njerëz që tërheqin maskat lart e poshtë 10-20 herë, ndërsa janë jashtë. A është kjo diçka e keqe?

Ju mund të doni të shmangni prekjen e maskës tuaj, por të gjithë e dimë se kjo nuk është gjithmonë e mundur, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Në mënyrë ideale, duhet të lani duart para se të vendosni maskën dhe të përdorni dizinfektues para se të prekni maskën për ta rregulluar.

Kur rregulloni maskën tuaj, ose e hiqni apo e vendosni, përpiquni të kapni vetëm telat e bashkangjitur ose shiritat elastikë. Mbani mend, të lani gjithmonë duart PASI hiqni maskën dhe shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës derisa t’i lani ato.

Ku është vendi më i mirë për të ruajtur maskën tuaj midis përdorimeve, nëse nuk do ta lani menjëherë?

Shmangni vendosjen e një maske në një xhep ose çantë, pasi kjo do të kontaminojë sipërfaqen që do të prekë fytyrën tuaj.

Nëse keni nevojë ta ruani atë në mes të përdorimeve, paloseni në mënyrë që ana e ndotur të paloset brenda dhe vendoseni në një sipërfaqe të pastruar ose në një qese të pastër (letre – jo plastike). Nëse është e ndotur ose e lagur, duhet të kërkoni një maskë të re.

Kam dëgjuar shumë njerëz që flasin për larjen e maskave me solucionet apo shampot e trupit. A është po aq efektiv sa detergjenti i rrobave?

Gjëja më e mirë për t’u bërë është ta lani maskën tuaj të fytyrës pas çdo përdorimi. Ju mund ta lani dhe me dorë, duke përdorur ujë të nxehtë dhe sapun dhe duke e lënë të thahet në një mjedis të pastër. Detergjenti, sapuni i enëve, sapuni i duarve – nuk ka shumë rëndësi.

Shumë njerëz thonë se i lajnë maskat pas përdorimit, vetëm nëse kanë kaluar një kohë të zgjatur jashtë, por që për “udhëtime” të vogla, si rruga për të shkuar në postë, një vrap i shpejtë te marketi i lagjes, atëherë nuk i lajnë. A është i saktë ky mendim?

Maska duhet të lahen pas çdo përdorimi. Është mirë të keni disa maska, në mënyrë që të ndani përdorimin e tyre mes larjeve.

Nëse mbani një maskë, do të thotë se jeni në një zonë, ku ka një rrezik potencial për infeksion, kështu që duhet të mendoni se maska ??juaj është e kontaminuar pasi të ekspozoheni në ndonjë nga këto situata.

Disa njerëz e kanë krahasuar mbajtjen e maskave me veshjen e të të brendshmeve apo reçipetave. A është ky një krahasim i duhur për t’u bërë?

Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është ta lani maskën pas çdo përdorimi. Mund t’i mendoni si reçipeta ose të brendshme, në kontekstin e larjes, pasi ju mund t’i vendosni dhe ato në një qese rrjetë përpara se t’i fusni në larësen e rrobave.

Sa rreptësishtë duhet t’i përmbahemi udhëzimeve të maskave?

Ne duhet të jemi seriozë në lidhje me vendosjen e maskave, sidomos në vendet ku nuk mund të shmangim kontaktet e ngushta, vendet e mbushura me njerëz dhe hapërisa të mbyllura me ventilim të dobët. Maskat, distancimi fizik dhe higjiena e duarve duhet të ndiqen të gjitha jashtë kontakteve tuaja të zakonshme të shtëpisë.

Trump u tall me Biden për mbajtjen e një maske “të madhe”. A ka rëndësi madhësia?

Në këtë situatë, madhësia ka rëndësi – shumë e madhe (më e madhe seç duhet) ose shumë e vogël (më e vogël seç duhet) mund ta bëjë maskën tuaj më pak efektive.

Kryesorja është që maska ??të përshtatet mbi hundën dhe gojën tuaj pa boshllëqe dhe që të merrni frymë lehtë.

Sa maska zotëroni ju personalisht?

Unë kam 5 maska ??të ripërdorshme për të gjithë në familjen time. Ne kemi 3 fëmijë, por njëra prej tyre është bebe dhe sigurisht, nuk ka maskë për të.