Mjekët pretendojnë se ilaçi i propozuar nga Trump ndihmon 90% të pacientëve me koronavirus

Ata thonë se mjekët duhet të fillojnë të japin ilaçin për pacientët pasi 90% treguan përmirësime në ilaç.

Një raport i botuar nga Shoqata e Mjekëve Amerikanë dhe Kirurgëve deklaroi se pacientët të cilëve iu dha hidroksillorina kaluan më pak kohë në spital sesa ato që u jepeshin forma të tjera të ilaçeve siç është ilaçi antiviral Avigan, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 2,300 pacientë u trajtuan me hidroksilklorinë si pjesë e testit dhe tani kanë këshilluar që mjekët nuk duhet të presin të përdorin ilaçet për pacientët me koronavirus pasi 91.7% e pacientëve përfunduan planin e trajtimit me një “përfundim të mirë”.

Kjo është ndërsa 4.4% e pacientëve të testuar kishin një rezultat të dobët virologjik, dhe 4.3% kishin një rezultat klinik të dobët, raporton The Sun.

Nga 4.3% e pacientëve me një rezultat të dobët klinik, dhjetë u transferuan në njësi të kujdesit intensiv, pesë pacientë vdiqën dhe 31 kërkuan dhjetë ose më shumë ditë trajtim spitalor.

Ata të trajtuar me ilaçin e malaries kanë shpenzuar tre herë më pak në reparte sesa ata të trajtuar me ilaçe të tjera.