Mjekët nuk i trajtojnë qytetarët që refuzojnë të votojnë për Maduron

Doktorët e Kubës me mision në Venezuelë janë detyruar që të mos i japin trajtim dhe medikamente atyre që nuk votojnë për Maduron.

Doktorët Kuban me detyrë në Venezuelë si pjesë e misionit të Kubës për të ndihmuar vendet e Amerikës Jugore me nevoja mjekësore iu nënshtruan presionit nga njerëzit e qeverisë të i japin trajtim dhe medikamente vetëm atyre që premtuan se do të votojnë Maduron në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Nga intervistat e raportuara në New York Times, raportohet se 16 doktorë të përfshirë në misionin mjekësore të Kubës, ishin nën presion të bënin gjëra të tilla, dhe t’ia refuzojnë trajtimin pacientëve që do të votonin për kundërshtarët politik të Maduros, dhe u detyruan të shkojnë derë më derë në zonat e varfra për t’i ofruar trajtim mjekësor atyre që do të votonin liderin socialist Maduro.

Një doktor përshkroi se si i ishte thënë që të mos trajtojnë një pacient 65 vjeçar i cili kishte nevojë emergjente për ndërhyrje në zemër, për shkak se bombolat e oksigjenit ruheshin për të manipuluar votuesit që me gjasë do të votonin në zgjedhje.

“Këto janë ato lloj gjëra që kurrë nuk duhet t’i bësh në jetë” tha një doktori Kuban, i cili kërkoi anonimitet.

Disa nga doktorët, si Carlos Ramirez, një kirurg dhëmbësh, ishte aq i irrituar saqë e larguan kur e patën shansin.

Ramirez në fillim shprehu vetë dëshirën për të ndihmuar njerëzit në një vend ku është kaos, para se ta zbulonte se çfarë e priste.

Por më pas puna e tij ndryshoi kur ai u detyrua të ndihmojë vetëm përkrahësit e Maduros, dhe kandidatëve të tij, i tha New York Times-it.

“Së pari t’i u ofron disa vitaminë dhe pilula për presionin e gjakut”, tha Ramirez. “Dhe pasi e fiton besimin e tyre ti fillon të i merr në pyetje: ‘A e dini se ku është vend-votimi juaj? A do të votoni?’”

Autoritetet e Venezuelës dhe Kubës, që kishin interes që ta shihnin Maduron të fitonte dhe të vazhdojë socializmi në Venezuelë, i thanë doktorëve Kuban që t’i frikësonin pacientët duke i thënë atyre që nëse Maduro humb, marrëdhëniet mes Kubës dhe Venezuelës do të përfundonin dhe doktorët e “importuar” do të largoheshin nga vendi.

“Me Chavezin ka qenë e vështirë, por Maduro që filloi më 2013, ishte më i keq,” tha një doktor tjetër Kuban duke treguar dokumentet. “Ishte një lloj i shantazhit: ‘Nuk do të kesh trajtim mjekësor. Nuk do të kesh shërbim shëndetësor falas. Nuk do të kesh përkujdesje mjekësore nëse je grua shtatzënë.’”

Autoritetet e Venezuelës i vëzhgonin nga afër doktorët Kubanë, që të siguroheshin që ata po vepronin sipas mandatit të tyre, raportonte New York Times.

Ri-zgjedhja e Maduros në Majin e kaluar, ishte e shoqëruar me mashtrime. Kundërshtarët e tij politik dhe shumë shtete të huaja e konsideruan zgjedhjen e tij si jo-legjitime për shkak se kundërshtarët e famshëm e kishin të ndaluar të kandidonin, dhe partitë më të madhe opozitare e bojkotuan garën, raportoi sot FoxNews.