Greva

Mjekët hynë në greva, ky do të jetë veprimi i tyre

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka hyrë në një grevë rreth orës shtatë të mëngjesit.
Kërkesa e tyre është kalimi i projekt-ligjit per pagat.

Ballkani.info kishte kontaktuar edhe më parë me përfaqësues nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të cilët kërkonin takime me grupe parlamentare për të parë se deri ku ka shkuar projekt-ligji për pagat.

Durimi i tyre si duket ka përfunduar, ata sot kanë hyrë në një grevë. Ballkani.info ka kontaktuar me zyrtaren për media nga Federata e Sindikatave të Kosovës e cila tha se në ora 13:30 do të mbajnë konferëncë për media ku do të njhen për qëndrimin zyrtar si veprimi i tyre i ardhshëm.

“Në ora 13:30 do të mbajmë një konferëncë për media, do të njoftohen të gjithë për qëndrimin zyrtar, u tha në prononcim.

Projekti-ligji për pagat ende nuk ka marrë avancime konkrete me çfarë ka ndikuar në greva të Sindikatave shëndetësore në Kosovë. /Ballkani.info/