Mjekët “braktisin” QKMF-në në Podujevë, ankohen pacientët

Mëngjesin e sotëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Podujevës, pacientët nuk kanë mundur të kontrollohen pasi asnjë prej mjekëve nuk ka qenë në vendin e punës. Pacientët i kanë pritur ata nëpër korridor, derisa të gjithë mjekët duket se kishin zgjedhur ta bënin pushimin e mëngjesit së bashku, duke lënë spitalin pa përkujdesje.

Qytetarët e Podujevës sot janë ankuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare të qytetit të tyre nuk i kanë gjetur mjekët.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar video ku shihet se në orën 10:15, dyert e dhomave për kontroll kanë qenë të mbyllura. Ata thonë se mjekët kishin dalë në pauzë dhe asnjë prej tyre nuk gjendej në QKMF.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/Eu5fYUmo1eyJJxcExfkb_29_fda51f4ebae9db4988a9c00deb11d875_video_360p_converted.mp4