Sonte në Pressing diskutohet për seancën e sotme në Kuvend e cila u bllokua pasi deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së refuzuan të votonin raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, mesazhet që qarkulluan gjatë saj dhe detaje tjera.

Bardhyl Meta foli edhe për kreun e Nismas, Fatmir Limaj, për të cilin thotë se është statuja e 20 vjeçarit.

“Ky është statuja e 20 vjeçarit(për Limajn). Vec jepja në google jepja VV-LIMAJ kqyre qa thojnë 20 vjet për to”, tha ai.

Ndërsa, Dukagjin Gorani thotë se me Limajn kanë bërë hajgare që nuk e ka kaluar pragun, ndërsa sot i njëjti e ka në dorë formimin apo jo të qeverisë.

“Kush e kesh e vesh, nuk kanë lon sen pa bo hajgare me qit Fatmir Limajqysh nuk e ka kalu pragun, jo mjaltë për me kalu pragun. Sot i njëjti jau bon qeverinë ose jo.

Sot kur je ngusht edhe qershiat e Nismës edhe mjaltën e moskalimit të pragut je në gjendje me përbi edhe shenjë mos me të lon”, tha ai.