Një mashkull dhe një femër, shtetas të Serbisë, janë arrestuar në fshatin Metergovc të Podujevës, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikës e Kosovës.

Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.