Mjaftë ”koka” kryeministrash shqiptarë ka ngrënë statusquoja

Shkruan: Hisen Berisha

Në Bruksel nuk ka marrëveshje edhe pse u mbarsë opinioni me pritshmëri.

Situata u acarua përmes deklaratave, deri te paralajmërimi i mundësisë për luftë.

Në takim, u arrit dakordësija që të vazhdojë dialogu ”ngase ende ka kohë”!

Pytje: A mundet BE me e shty datën, 01/09/2022 për vitin tjetër?!

Unë mendoj se përfundimisht SHBA, nën shembullin e Presidentëve Bill Clinton dhe George Bush, duhet të mbyllin çështjet dhe atë bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e bardhë, nga palët Hoti-Vuçiq.

Shteti i Kosovës duhet patjetër deri në fundë të këtij viti ta ketë të zgjidhur problemin, së pari, me vetëvetën rreth rrespektimit të marrëveshjeve ku ka nënshkrue si shtet palë; ti respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të kapërcej hexhemoninë ruse që e mbanë peng duke i vënë gurë nën rrota, qe 22 vite.

Kosova duhet të ecë si shtet, ti mbrojë monumentet e kulturës ndërtuar ndër shekuj bashkë me pronat dhe personelin; duhet ta formoj ushtrinë dhe ti mbrojë asociacionet si toka shtetrore!

Mjaftë me luftën e brendshme duke rrëzuar kryeministra shqiptarë nën etiketat se janë tradhëtarë.

Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran, në miqësi të përjetshme diplomatike e ushtarake me SHBA-të nuk ka alternativë!

Mjaftë ”koka” kryeministrash shqiptarë ka ngrënë statusquoja.

Albini duhet me qenë kryeministri i fundit në tavolinën e bisedimeve që dergohet atje “si cjapi te kasapi”, deshton në dialog, kthehet në Kosovë dhe humbë edhe kryeministrin.

Shqiptarët, patjetër duhet dalë nga kjo spirale e BE-së, më së largu me datën 01/09/22 dhe dera është Marrëveshja e zotimeve në Shtëpinë e Bardhë, e cila edhe sipas Presidentit aktual Baiden duhet të zbatohet në plotni!