Mitsubishi po punon në një makinë më të fuqishme se Triton Absolute

Vetura e re, do të rivalizojë me Ford Ranger Raptor

Kompania japoneze, ka aplikuar për të patentuar një makinë, që është e gatshme për të kaluar edhe terrenet më të vështira.

Në bazë të imazheve që janë parë, ka pasur ngjashmëri të madhe me Triton Absolute, vetëm që dukej shumë më agresive. Kjo makinë që u prezantua në Bangkok International Motor Show, thuhej se mund të kalojë nëpër të gjitha terrenet, pasi i ka kapacitetet e duhura.

Sistemi i pezullimit që mund të ngrihet për dy inç, rrotat e duhura, dizajn më agresiv se Tacoma RTD, pllakë masive për t’ia mbajtur mirë pjesën e poshtme, drita LED të montuara në tavan si dhe shkallat që të ngjiten udhëtarët, janë ato që e përbëjnë këtë makinë.

Për të rivalizuar me Ford Ranger Raptor, është punuar në fuqizimin e kësaj makine e cila ngjanë me Triton Absolute, që ka edhe teknologji të lart.

Detajet teknike nuk janë bërë të ditura, por zyrtarë nga Mitsubishi konfirmuan se janë duke punuar për një makinë të re, që do të jenë shumë më e fuqishme, se Eclipse Cross.

Nuk është bërë e ditur, se kur do të lansohet apo data e përafërt se kur mund të prezantohet kjo makinë.