Mitrovicë: Tentim përleshje me thika, policia parandalon incidentin

Në orët e mbrëmjes së sotme, në Mitrovicë, saktësisht në Shipol ka ndodhur një tentim përleshje me thika.

Sipas faqes Ditori, që pasqyron këtë incident përmes imazheve nga vendi i ngjarjes, thuhet se përleshja u evitua, me ndërhyrjen e policisë.

Njësitë të Policisë së Kosovës kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet të paktën për një person të arrestuar.