Në Mitrovicë është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta pasi kishte kanosur nënën e saj, e njëjta ka sulmuar edhe zyrtarët policor në vendin e ngjarjes, njofton Policia e Kosovës.

Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.