Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës, në mëngjesin e djeshëm.
Siç njofton Policia në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte, shkruan Ballkani.info.
Rasti është duke u hetuar./Ballkani.info/
Raporti i plotë nga PK-ja:
“GJETJE E ESHTRAVE Fsh. Zabërxhë, Mitrovicë 23.09.2022 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK-ja përmes raportit 24 orësh.







