Mitrovicë e Veriut: Vrasje në tentativë, arrestohen 4 persona në mesin e tyre një i mitur

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dy ditë më parë në Mitrovicën e Veriu.

Për këtë rast janë arrestuar katër persona kosovarë, njëri prej të cilëve është i mitur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, njëri i moshës së mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Kosovës.